Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, prezantoi planin për formimin e ndërmarrjes komunale për një Çair të pastër.
Në kuadër të këtij plani, sipas tij, do të punësohen 120 persona që do të kujdesen çdo ditë për pastërtinë e hapësirave publike në Çair.
“Një komunë e papastër është pasqyrë për një komunë që nuk i respekton qytetarët e vet, prandaj sot dal me premtimin që nga dita e parë bëjmë ndërmarrje të veçantë për pastrim të komunës në Çair, duke punësuar rreth 120 higjienistë të uniformuar në bazë të një plani të definuar ditorë ku Çairi do të ndahet në rajone dhe njerëzit kur të dalin nga shtëpitë e tyre në mëngjes të parët që do i shohin do të jenë punëtoret komunal duke larë rrugët, duke pastruar Çairin”, tha Bujar Osmani – Kandidati për kryetar Komunë të Çairit, nga radhët e koalicionit AKI./ Alsat.mk