Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar përmes një deklarimi në rrjetin social X se ka zhvilluar një bisedë me Lartësinë e Tij, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të synuara të Iranit kundër Katarit.
Osmani ka dënuar fuqimisht veprimet e regjimit iranian, duke i cilësuar ato si kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Ajo ka theksuar se Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij, duke shprehur mbështetje të plotë për të drejtën e këtij shteti për të mbrojtur sovranitetin e tij.
Presidentja ka riafirmuar gjithashtu angazhimin e Kosovës për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme.




