Presidentja Vjosa Osmani ka rikthyer një fjalim të sajin në rrjetet sociale në të cilin thotë se aleanca euroatlantike është zgjidhja e Kosovës.
Ajo mes tjerash tha se bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë dilemë.
“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm.
Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë”, shkruan Osmani në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.



