13.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Orçe Gjorgjievski: Të rinjtë janë motori i ndryshimeve dhe e ardhmja e Shkupit

Kandidati për kryetar të Shkupit, Orçe Gjorgjievski, ka zhvilluar një takim frytdhënës me të rinjtë e komunës së Sarajit, ku diskutoi për nevojat, idetë dhe vizionin e tyre për një Shkup më të mirë dhe më modern.

“Pata nderin të takoj të rinjtë – ata që janë motori i ndryshimeve dhe e ardhmja e Shkupit. Biseduam për kërkesat dhe vizionet e tyre, prej nga dolën propozime konkrete që, me mbështetjen e qytetit të Shkupit, do t’i shndërrojmë në vepra,” – ka shkruar Gjorgjievski në rrjetet sociale.

Ai theksoi se në programin e tij për Shkupin, një nga shtyllat kryesore është politika për të rinjtë – krijimi i kushteve që ata të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në qytetin ku kanë lindur.

“Do të jem gjithmonë mik dhe partner i tyre. Shkupin do ta ndërtojmë bashkë – po skopski!” – ka shtuar Gjorgjievski.

 

https://www.facebook.com/share/17AdvaY1Bo/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit