Orçe Gjorgjievski: Nis rindërtimi i “Sallës Universale” – simboli i Shkupit po rikthehet

Kryetari i Shkupi, Orçe Gjorgjievski, ka bërë të ditur se pas shumë vitesh pritjeje, ka nisur rindërtimi i Salla Universale – një nga simbolet më të rëndësishme të qytetit.
Ai theksoi se projekti do të realizohet me parimin “çelës në dorë”, ndërsa përfundimi i punimeve pritet deri në dhjetor të vitit 2027.
Sipas Gjorgjievskit, ky projekt është një hap i rëndësishëm në përgatitjet e Shkupit për të fituar titullin prestigjioz “Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, duke e vendosur qytetin fuqishëm në hartën kulturore të Evropës.
Me pamjen e re, Salla Universale do të shndërrohet në një hapësirë moderne dhe funksionale, ku do të zhvillohen teatro, koncerte, festivale dhe ngjarje të mëdha kulturore.
Rindërtimi i saj simbolizon rikthimin e shpirtit të qytetit dhe lidhjen mes historisë dhe së ardhmes së Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit