Orçe Gjorgjievski: Nis një epokë e re për Shkupin – fillon ndërtimi i bulevardit “Maqedonia” dhe nëntokës së parë të trafikut

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjorgjievski, ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ka filluar realizimi i fazës së parë të bulevardit “Maqedonia”, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin.
Sipas tij, ky projekt i shumëpritur, i cili për vite me radhë kishte mbetur në vendnumëro, sot po merr drejtim të qartë dhe vizion modern për zhvillimin urban të Shkupit. Faza e parë është pjesë e një projekti tërësor me pesë faza, që do të mundësojë funksionalizimin e plotë të nëntokës së parë të komunikacionit në qytet.
Gjorgjievski theksoi se me rindërtimin dhe zgjerimin e akseve kryesore rrugore, vendosjen e semaforëve modernë, rregullimin e kryqëzimeve dhe ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese, do të përmirësohet ndjeshëm qarkullimi dhe siguria në trafik.
“Ky projekt nuk është vetëm ndërtim rruge, por investim në një Shkup më të sigurt, më funksional dhe më evropian,” është shprehur Gjorgjievski, duke shtuar se nëntoka e re me gjashtë korsi do të ulë ndjeshëm ngarkesën e trafikut në qendër të qytetit.
Sipas kryetarit të Shkupit, këto zgjidhje moderne janë dëshmi se qyteti po hyn në një kapitull të ri zhvillimi, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane.
Shkupin e ndërtojmë bashkë. Në mënyrë shkupjane!

 

 

Screenshot

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit