11.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Orce Gjorgjievski: “Do të jemi në çdo lagje të Shkupit për një qytet më të mirë”

Kandidati për kryetar të komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se ekipet e tij fushatë gjatë mbrëmjes së fundit kanë vizituar mbi 10,000 familje në kryeqytet, duke premtuar një angazhim të vazhdueshëm për të qenë pranë çdo qytetari dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Do të arrijmë te çdo njeri, do të jemi në çdo lagje dhe çdo komunitet në Shkup,” tha Gjorgjievski, duke theksuar se qytetarët janë lënë shpesh vetëm me problemet e tyre dhe nevojitet një qasje më e drejtpërdrejtë dhe personale.

Sipas tij, 500 ekipe të fushatës po punojnë në terren, duke vizituar lagje si Butel, Gjorçe Petrov, Gazi Baba, Aerodrom, Kisella Vodë, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Saraj dhe Karposh.

“E dimë se sfidat janë të mëdha, por zgjidhjet janë në duart tona,” shtoi ai, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe solidaritet.

Gjorgjievski përfundoi me një mesazh optimist: “Kjo betejë është e përbashkët dhe fitorja do të jetë për të gjithë ne. Po vjen koha kur nuk do të pyesim më nëse mund të bëjmë më mirë, por do ta jetojmë atë çdo ditë në çdo lagje dhe çdo shtëpi.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit