Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike “Nëna Terezë” në Shkup ka shënuar një progres madhor në kirurgjinë ortopedike vendase. Për herë të parë në historinë e këtij institucioni, një ekip mjekësor ka realizuar me sukses zëvendësimin e plotë të të dy nyjeve të kërdhokullave (kuka) në një akt të vetëm operativ.
Operacioni kompleks u udhëhoq nga ekipi i përbërë prej Doc. Dr. Ilir Shabani, Dr. Ismail Veliu dhe Doc. Dr. Antonio Gavrilovski.
Ky hap shënon një standard të ri në trajtimin e patologjive degjenerative të kyçeve, duke aplikuar metoda bashkëkohore që deri më tani kërkonin ndërhyrje të ndara kohore. (INA)



