30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Onkologjia/Sot dëshmoi infermierja Sllavica Spasovska?

Infermierja Sllavica Spasovska, e cila ka punuar 22 vite në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, sot dha dëshminë e saj në rastin “Onkologjia 2”, ku të akuzuar janë ish-drejtorët Nino Vasev dhe Nehat Nuhi për keqpërdorim financiar, mashtrim dhe përvetësim në shërbim gjatë periudhës 2018 deri 2022.

Spasovska tregoi disa raste të dyshimta për keqpërdorim të mundshëm të barnave.

Tha se kur nuk kishte terapi në spital për disa pacientë, ajo e merrte drejtpërdrejt nga Vasevi në zyrën e tij. Spasovska dëshmoi gjithashtu se tre vite më parë, kishte vërejtur se mungonin 90 ampula, rast për të cilin kishte reaguar edhe policia.

Pas kësaj dëshmie, mbrojtja e Nehat Nuhit përmes pyetjeve tentoi të aludojë fajësi ndaj Spasovskës dhe më pas e pyeti drejtpërdrejt nëse ajo i kishte vjedhur barnat, por gjykatësja nuk e lejoi pyetjen. Me këtë dëshmi përfundoi seanca e sotme, ndërsa gjykimi për rastin “Onkologjia 2” do të vazhdojë më 9 tetor me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit