22.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

OKB miraton rezolutë për konfliktin Izraelito-Palestinez, Maqedonia dhe Shqipëria abstenuan

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të rëndësishme që mbështet Deklaratën e Nju Jorkut, një plan për zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Palestinez me dy shtete. Rezoluta u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenuan gjatë votimit.

Deklarata bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve, shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen izraelite. Ajo riafirmon nevojën për ribashkimin e Gaza dhe Bregut Perëndimor nën një administratë të vetme palestineze. Rezoluta synon krijimin e një Shteti Palestinez të pavarur dhe demokratik brenda kufijve të vitit 1967, që të bashkëjetojë në paqe dhe siguri me Izraelin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit