Shtatë persona, dy nga Ohri dhe pesë nga Shkupi, dy prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë në një hotel në Ohër. Siç njoftojnë nga SPB- Ohër, ata kanë përdorur pishinën e mbyllur të hotelit, pas çka kanë denoncuar se kanë shfaqur shenja të helmimit me klor. Me këtë rast, në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, janë dërguar katër persona, ndërsa tre në Spitalin e përgjithshëm në Strugë. Për rastin janë njoftuar prokurori publik, përfaqësues të inspektorati sanitar dhe shëndetësor, Qendra për shëndet publik dhe inspektorati i punës, ndërsa hetime kanë kryer edhe nëpunës policorë nga SPB Ohër. Rasti është duke u zbardhur. Personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën. /Alsat.mk