10.8 C
Skopje
Friday, November 21, 2025

OEMVP shkëlqen në TOP 100™ 2025: 20 Vite Lidership dhe Kurorëzimi i Kampionëve të Ekonomisë

Edicioni i 16-të i TOP 100™ 2025, organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), shkëlqeu si asnjëherë më parë, duke ngritur në piedestal elitat e biznesit dhe duke shënuar njëkohësisht 20-vjetorin e themelimit të Odës. Mbi 400 të pranishëm – përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, ministra, ambasadorë, drejtues institucionesh dhe partnerë ndërkombëtarë – u bënë pjesë e një nate ku suksesi ekonomik u duartrokit fuqishëm dhe biznesi vendor mori vëmendjen e merituar.

Në atmosferë festive, OEMVP shpalli fituesit e çmimeve për vitin 2024 në kategoritë më prestigjioze të biznesit:

  • Gruaja e suksesshme në biznesNITA’S FACE CARE

  • Partneriteti më i suksesshëmVARUS

  • Top EksportuesiBENTON-NI

  • Top Investime (4.4 milion €) – ATS GROUP

  • Kompania me rritje më të shpejtëMULTIPARK IZAIRI

  • Investime në transformimin energjetikGREEN FIELD

  • Përgjegjësi Shoqërore KorporativeIN HOME SERVICE

Një mirënjohje speciale iu nda Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje për kontributin e tyre në procesin kushtetues kundër Ligjit për Tatimin Solidar – një vendim historik që u hap rrugën kompanive vendore të rikthejnë rreth 49 milionë euro.

Në kulmin e mbrëmjes, sipas metodologjisë së avancuar të OEMVP-së, u shpallën pesë kompanitë më të suksesshme të vitit:

  1. DAUTI KOMERC

  2. POFIX

  3. NEPTUN

  4. KIPPER

  5. ADRIJUS

TOP 100™ 2025 vulosi edhe një herë rolin e OEMVP-së si urë lidhëse mes institucioneve dhe sektorit privat, duke dëshmuar se biznesi shqiptar është forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit