10.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

OEMVP: Kryetari Mendi Qyra deponon dorëheqjen, emërohet Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit z. Nuhi Aliu

Kryetari Mendi Qyra deponon dorëheqjen, emërohet Ushtruesi i Detyrës Kryetarit z. Nuhi Aliu. Mbahet mbledhja e IV-t e Këshillit Drejtues OEMVP!

Shkup, 25 Korrik 2025 – Sot, në ambientet e Odës Ekonomiketë Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Drejtues, e thirrur nga Kryetari z. Mendi Qyra, me prani të Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zekiri si dhe përfaqësues tëKëshillit Mbikëqyrës. Qëllimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi i ecurisë së aktiviteteve të planifikuara të gjashtëmujorit të dytë, sipas planit vjetor të OEMVP, me fokus të veçantë në aktivitetete parapara në kuadër të jubileut të 20 vjetorit të themelimit tëOdës, si dhe përgatitjet për ngjarjen tradicionale “TOP 100”, e cila këtë vit organizohet për herë të 16-të.

Në këtë mbledhje Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, nëpikën e fundit të rendit të ditës, deponoi dorëheqjen e tij ngaposti i Kryetarit të OEMVP-së.

“Duke qenë se unë kam paralajmëruar kandidaturën time përzgjedhjet lokale, ku do jem kandidat I pavarur për kryetarkomune në qytetin e Strugës, vlerësoj se dorëheqja ime së pariështë akt i ndërgjegjes duke e ditur që OEMVP-në po e lë nëduar të sigurta të njerëzve shumë kompetent dhe relevant. Por gjithashtu, dorëheqja ime është edhe akt juridik, sepse pa anshmëria dhe pavarësia e OEMVP-së është vlera më e madhe e saj, dhe assesi se ne duhet ta shkelim, andaj dorëheqja imerespekton edhe aktin më të lartë të OEMVP-së, statutin e saj”, tha ndër tjerash Mendi Qyra.

Ai gjithashtu, falënderoi Stafit Ekzekutiv, këshillin drejtues dhetë gjitha organet udhëheqëse për mbështetjen të cilën ia dhanëgjatë angazhimit të tij tre vjeçar në OEMVP si Kryetar.

“U siguroj se do të mbetem gjithmonë pranë OEMVP-së, në çdoformë që do të mund të ndihmoj dhe kontribuoj, pavarësishtpozicionit tim në të ardhmen”, shtoi z. Mendi Qyra

Më pas, Këshilli drejtues me konsensus të plotë, nganënkryetarët zgjodhi z. Nuhi Aliun për ushtrues detyre tëKryetarit të OEMVP-së për të vazhduar me mbarëvajtjen e punës së OEMVP-së deri në përfundim të mandatit.

“Ju siguroj se do jem bashkëpunues dhe se çdo vendim do e marrim së bashku në të mirë të OEMVP-së. E rëndësishme ështëmirëqenia e odës andaj zotohem për angazhim të denjë dhe tëplotë në realizimin e objektivave të institucionit tonë tëpavarur”, tha z. Nuhi Aliu.

OEMVP, edhe njëherë vazhdon të dëshmojë pjekurinëinstitucionale në këtë 20 vjetor të saj, duke dëshmuar se sistemi i implementuar funksionon dhe siguron vazhdimësinë e punës sësaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit