Pothuajse të gjitha vendet e rajonit evropian, 51 nga 53, kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi sasinë maksimale të rekomanduar prej 5 gramësh në ditë.
Ky është një problem serioz shëndetësor sepse konsumimi i tepërt i kripës është një nga shkaqet kryesore të presionit të lartë të gjakut, ose hipertensionit, i cili është faktori më i madh i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, pohon OBSH.
“Sa më i madh të jetë reduktimi i marrjes së kripës, aq më i madh është rënia e presionit të gjakut: ulja e marrjes së kripës mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sulmet në zemër”, tha zyra evropiane e OBSH-së.