12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

O’Brien pas takimit me Osmanin: Folëm për nevojën urgjente për riangazhim në dialog – jemi krenarë që e mbështesim Kosovën

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur dy ditë më parë me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe ShBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien, transmeton Klankosova.tv.

Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me ShBA-të është gurthemel për stabilitetin.

TË FUNDIT
6 sekonda
O’Brien pas takimit me Osmanin: Folëm për nevojën urgjente për riangazhim në dialog – jemi krenarë që e mbështesim Kosovën
2 minuta
Shqetësime për sulme të reja në veri nga Serbia!
8 orë
Alarmon gjenerali Clark në CNN: Në një moment Vuçiqi mund të veprojë në Kosovë si …
11 orë
Kurti për CNN: Nëse NATO “çalon” në Ukrainë, problemet do të barten në
Ballka

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit