Nxirret nga Liqeni i Prespës trupi i 71-vjeçarit nga Shkupi

Advertisement

Trupi i pajetë i një 71-vjeçari nga Shkupi është nxjerrë nga Liqeni i Prespës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, operacioni i nxjerrjes së trupit është zhvilluar më 11 gusht, rreth orës 13:15, pranë zonës turistike Pretor. Në operacion kanë marrë pjesë zhytës të specializuar të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat”.

71-vjeçari ishte raportuar i zhdukur më 8 gusht në SPB Manastir. Sipas informacioneve fillestare, ai kishte kërcyer nga një varkë në liqen pranë fshatit Slimicë, në afërsi të Resnjës, për të marrë rremat që i kishin rënë në ujë.

Këqyrja në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipet e SPB Manastir dhe Njësisë Policore në Resnjë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi në Spitalin Klinik të Manastirit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit