Nxënësit nuk dinë t’i aplikojnë njohuritë financiare bazë! Vetëm 56% e popullsisë është financiarisht e edukuar

Nxënësit e vendit tonë kanë njohuri themelore për konceptet financiare, por nuk kanë njohuri të mjaftueshme për t’i aplikuar ato, tregoi ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska, duke shtuar më tej se sipas OECD, rreth 56% e popullsisë së vendit është financiarisht edukuar, nivel ky i pakënaqshëm.

“Prandaj, Ministria, kryesisht me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, por edhe me Bankën Popullore, Ministrinë e Financave, DAP-in, Shoqatën e Bankave në Maqedoni dhe institucione të tjera, po zhvillon programe që më të rinjtë që në moshë të vogël të mësojnë se si të menaxhojnë fondet e tyre ose fondet që kanë në dispozicion, të mësojnë të kursejnë, të mësojnë të investojnë, të mësojnë të vlerësojnë rreziqet, të mësojnë si të menaxhojnë”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Drejtoresha e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Millka Trimçevska, tha se qëllimi i këtyre programeve është që gjatë procesit arsimor nxënësit të fitojnë njohuri dhe aftësi për menaxhimin financiar, duke krijuar kështu individë që në të ardhmen do të marrin vendime financiare të përgjegjshme dhe të informuara.

“Byroja, si një institucion i njohur brenda kompetencave të saj, punon për mbrojtjen e programit të mbrojtjes së konsumatorit në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përmirëson nivelin, domethënë punon për të përmirësuar mundësitë gjatë procesit arsimor, që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për njohuri financiare”, u shpreh Millka Trimçevska – Drejtoreshë e BZHA.

“Njohuritë financiare” ekziston si lëndë zgjedhore e klasave prej klasës së 4 deri të 9.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit