Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar me deklarimet e fundit të Bujar Osmanit, që i bëri në emisionin Daily Click në TV21. Ajo ka shkruar se emisioni i djeshëm i Osmanit ishte ironi e fjalëve për një orë që vijnë nga njeriu që për vite të tera ka qenë noter i Gruevskit dhe argat i partisë që diskriminoi shqiptarët.
“Dhe si çdo herë, kur s’ka argumente, kthehet në akuzat boshe. Na fajëson për heqjen e balancuesit administrativ, ndërsa vetë, me dorën e tij, e ka firmosur këtë si ministër i BDI-së! Atëherë e quante “reformë të domosdoshme”, sot bën sikur e mbron. Po si mund t’i besosh një njeriu që ndryshoi fjalët më shpesh se sa ndryshoi qëndrimet politike? Dhe nëse dikush dyshon ende për fytyrën e tij të dyfishtë, le të kujtojë se ky njeri, si ministër i Jashtëm, i hapi qiellin e Maqedonisë Lavrovit! Në kohën kur e gjithë Evropa i mbyllte dyert Rusisë, Osmani i BDI-së ia shtronte tepihun diplomatik Moskës. Dhe ky sot na jep leksione për orientim euroatlantik?!”, shkruan kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini.