Numri i pacientëve tek të cilët është diagnostikuar melanomë (C43), në vitin 2020 ka qenë 237 persona, ndërsa në vitin 2025 numri është rritur në 514, që është rritje prej 116,9 përqind, u kumtua sot në konferencën e përbashkët për shtyp të cilën e mbajtën përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Klinikës për Radiologji dhe Onkologji, njofton Portalb.mk.
Lidhur me rastet e karcinomit në gji, në vitin 20 ka pasur 5.072 pacientë të sëmurë, ndërsa në vitin 2025 – 7.038, që është rritur prej 40 përqind. Tek rastet me karcinom në mushkëri (C34), në vitin 2020 kanë qenë të evidentuar 1.265 pacientë të sëmurë, ndërsa pesë vite më vonë numri ka qenë 1.743 persona, që është rritje për 37,8 përqind.
Përveç numrit të rasteve, në konferencën për shtyp janë prezantuar edhe rezultatet, investimet dhe planet e ardhshme në avacimin e trajtimit të pacientëve onkologjik, ndërsa u fol edhe për metodën e re – vendosje të radioterapisë stereotaktike moderne, si një teknikë shumë e saktë për trajtimin e lezioneve specifike të trurit.
“Viteve të fundit, edhe pse numri i rasteve të sapodiagnostikuara (incidenca) mbetet relativisht stabile, numri i përgjithshëm i pacientëve (prevalenca) shënon rritje të vazhdueshme. Ky trend është rezultat i jetëgjatësisë së rritur dhe përmirësimit të jashtëzakonshëm të trajtimeve, që drejtpërdrejtë lidhet me investimet e mëdha për kokë pacienti dhe vendosja e terapive bashkëkohore (imunoterapi, terapi targetuese dhe të tjera)”, thuhet në kumtesën nga Klinika dhe FSSH.
Te karcinomi i gjirit (C50), numri i rasteve të reja lëvizë prej 800 deri në 1.000 në vit. Lidhur me investimet për kokë pacienti, ato kanë qenë 42.586 denarë (694 euro) në vitin 2020, ndërsa në vitin 2025 – 155.582 denarë (2.538 euro), që është rritje prej 265 përqind. Mbijetesa mesatare është rreth 7 vjet.
Lidhur me karcinomin në mushkëri (C34), në vit ka midis 600 dhe 700 raste të reja, ndërsa investimet për kokë pacienti janë rritur prej 14.378 denarë (234 euro) në vitin 2020, në 470.441 denarë (7.688 euro) në vitin 2025. Përfshirja me imunoterapi është rritur prej 11,1 përqind në vitin 2021 në 48,5 përqind në vitin 2025. Mbijetesa mesatare është mbi 2 vjet.
Lidhur me melanomën, investimet për kokë pacienti janë rritur prej 129.485 denarë (2.112 euro) në vitin 2020, në 1.059.413 denarë (17.282 euro) në vitin 2025, që është rritje prej madje 718 përqind. Mbijetesa mesatare është rreth 3 vjet.
Analizat tregojnë lidhshmëri të qartë dhe të fuqishme midis investimeve për kokë pacienti dhe numrin e përgjithshëm të pacientëve të cilët jetojnë më gjatë, posaçërisht tek karcinomi në gji dhe mushkëritë, ndërsa më e shfaqur tek melanoma. Numër gjithnjë e më i madh i pacientëve jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të mirë jetese, me ç’rast disa sëmundje malinje gradualisht po transformohen në gjendje kronike”, thuhet në kumtesë.
Lidhur me financat e klinikës, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2020, buxheti ka lëvizur midis 8 dhe 12 milionë euro.
Nga atje informojnë se janë sjellë dy ilaçe të reja për karcinom në gji me mutacion PIK3CA, ndërsa është rritur edhe përfshirja me CDK 4/6 inhibitorë për 50 përqind.



