13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Nuk u kualifikua në Euro me Maqedoninë, futbollisti me prejardhje shqiptare po punon në pastiçeri

Elijf Elmas, futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut kohën e pushimit është duke shfrytëzuar me familjen e tij në Shkup.

Bild.de ka vizituar futbollistin në vendlindjen e tij dhe ka bërë një intervistë. Ish-bashkëlojtari i Rrahamnit te Napoli është duke punuar në biznesin familjar, pastiçeri, shkruan Indeksonline

Edhe pse ka milionat në bankën e tij, Elmas pushimet zgjedh t’i kalojë duke punuar në lokalin e tij në Shkup.

Elmas dhe familja e tij janë me prejardhje shqiptare edhe pse një gjë të tillë shpeshherë e ka mohuar.

“Më pëlqen të jem këtu në vendim tim. Të pushoj, të pastroj kokën. Sigurisht që unë i ndihmojë babait tim dhe është një vend i mirë për të kaluar kohën me të”, tha Elmas për Bild.de

“Unë po bëjë ushtrime çdo ditë, jam duke u bërë gati për sezonin e ri të Bundesligas”, vazhdoi tutje futbollisti

Gjatë afatit të janarit, Elmas ishte larguar nga Napoli për 24 milionë euro dhe kishte firmosur kontratë me klubin nga Bundesliga, RB Leipzig.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit