NQP: Transporti publik i qytetit sot sipas itinerarit të rregullt dimëror, nesër sipas itinerarit të së dielës, ndërsa prej pasnesër me itinerar të reduktuar dimëror

NQP Shkup gjatë festave të Vitit të Ri do të ketë një regjim të ndryshuar të trafikut në transportin publik, si dhe ndryshime në orarin e punës të sporteleve të biletave, qendrave të personalizimit dhe Teleferikut. Sot, transporti publik do të qarkullojë sipas itinerarit të rregullt dimëror, nesër autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përfshirjet e para të automjeteve të NQP Shkup dhe transportuesve privatë që do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa linjat e mbetura do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. Nga e premtja (2 janar 2026), transporti publik do të qarkullojë sipas itinerarit të reduktuar dimëror për ditët e javës që do të jetë i vlefshëm deri në fund të pushimit shkollor dimëror.

Siç theksojnë nga NQP, gjashtë qendra personalizimi, si dhe sportelet e biletave në Tregun e gjelbër, tregun e Butelit dhe në Gjorçe Petrov sot do të punojnë deri në orën 16, ndërsa sportelet tjera do të punojnë vetëm në turnin e parë, deri në orën 14. Nesër më 1 janar me kujdestari do të punojnë qendra për personalizim në Qendrën Transportuese (nga ora 11-17) dhe sporteli i biletave Teleferiku (nga ora 11-17). Nga dita e premte, 2 janar, të gjitha sportelet e biletave dhe qendrat për personalizim vazhdojnë me orarin e zakonshëm të punës.

Teleferiku sot do të punojë nga ora 10 deri në 15, ndërsa më 1 janar nga ora 11 deri në 17. Udhëtimi i fundit nga poshtë – lart dhe nga lart – poshtë është në orën 16:30.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit