10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

NQP Shkup me ueb-faqe të re tre-gjuhësh

Të nderuar përdorues,
Me kënaqësi ju informojmë se faqja e re e internetit e NQP Shkup është e
disponueshme në adresën https://skopjebus.mk/sq/.
Faqja e re ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve informacione më të mira
dhe më efikase mbi shërbimet e Ndërmarrjes për Transport Publik.
Avantazhet kryesore të faqes së re të internetit:
• Dizajn modern dhe i përshtatshëm
Optimizim për telefona mobil, tableta dhe kompjuterë desktop – për një
përvojë të shkëlqyer përdorimi, pavarësisht se nga cili pajisje hyni.
• Navigim intuitiv
Strukturë e qartë dhe e thjeshtë që mundëson qasje të shpejtë në të
gjitha informacionet me vetëm disa klikime.
• Qasje në informacionet kyçe
Përmbajtjet dhe njoftimet më të rëndësishme nga NQP Shkup tani janë më
lehtësisht të arritshme për të gjithë përdoruesit.
• Performancë dhe shpejtësi të përmirësuara
Faqja e internetit është dukshëm më e shpejtë, që nënkupton kohë më të
shkurtër ngarkimi dhe efikasitet më të madh në përdorimin e përditshëm.
• Përmbajtje e orientuar drejt përdoruesit
Tekste të përditësuara, elemente vizuale dhe thirrje për veprim të
përshtatura me nevojat e vizitorëve modernë.
• Version tre-gjuhësh
Faqja e internetit është e disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe
angleze, duke mundësuar qasje gjithëpërfshirëse dhe informim më të mirë
për të gjithë qytetarët dhe vizitorët e qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit