Sonte në ora 21:00, në emisionin “n’Podium me Mefon” në ORA24.tv, i ftuar do të jetë lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, për të folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.
Në qendër të intervistës do të jenë përçarjet brenda ASH-së, raportet e tensionuara dhe dilemat për të ardhmen e partisë. Një ndër temat kryesore mbetet edhe mundësia e afrimit me Bashkimi Demokratik për Integrim, që vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara në skenën politike.
Taravari pritet të përgjigjet edhe për çështjen e “vulave”, si dhe për zhvillimet e fundit që kanë trazuar elektoratin shqiptar.



