N’Podium me Mefo në Ora24.tv, Bajram Rexhepi: “Nuk kemi bërë sa duhet – por BDI do të rikthehet shumë më fuqishëm”

Në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv, Bajram Rexhepi pranoi se opozita nuk ka qenë aq aktive sa duhet, por theksoi se kjo është një fazë kalimtare dhe se dinamika do të rritet në periudhën në vijim.
Ai nënvizoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndërmarrë një reformë të thellë të brendshme, duke ndryshuar mbi 80% të organeve drejtuese, të cilën e cilësoi si një nga më të mëdhatë që ka bërë ndonjë subjekt politik.
Sipas Rexhepit, ishte e nevojshme që për një periudhë t’i lihej hapësirë elektoratit për të bërë vlerësimin e vet, në një kohë kur, siç tha ai, po humben ekuilibrat politikë, veçanërisht në raportet me VMRO-DPMNE-në dhe ndikimin te shqiptarët.
➡️ Mesazhi i tij: më shumë aktivitet nga BDI pritet në të ardhmen, pas një faze reflektimi dhe reformimi të brendshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit