30.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

NP Drislla pretendon se nuk është përgjegjëse për ndotjen, dyshohen se janë zjarrvënës të motivuar politikisht

Shkup, 12 shtator – NP Drislla sot përmes një komunikate me shkrim, i bëri thirrje MPB-së që t’i gjejë dhe sanksionojë zjarrvënësit e zjarreve në deponi, për të cilët, siç theksohet,  dyshohet se janë të motivuar politikisht. Nga Drislla pretendojnë se ata punojnë sipas proceseve dhe standardeve të parapara dhe se nuk janë shkaktarë për ndotjen.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të fillojë një hetim për të gjetur dhe sanksionuar zjarrvënësit e zjarreve, të cilët dyshojmë se janë të motivuar politikisht për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Deponia e Drisllës, pa incidente të tilla të qëllimshme, nuk ka potencial për ndotje dhe punon sipas standardeve më të larta”, qëndron në komunikatën e NP Drislla.

Pretendojnë se Drislla është e vetmja deponi sanitare e licencuar që që nga viti 2022, nuk djeg mbeturina, por me autoklavë i sterilizon dhe i kompreson, kështu që e njëjta nuk ka mundësi për ndotje.

“Të gjitha aktivitetet aktuale të ndërmarrjes kryhen në përputhje me procesin tekniko –  teknologjik të projektuar, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe natyrës, dhe në përputhje me rregulloret ligjore ekzistuese, theksojnë nga NP deponia Drislla Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit