Nuk kishte gjetur elemente pozitive nga java që la pas, nuk donte as të shihte fytyrat e njerëzve që i donte marrëzisht. Ndërmjet dhimbjes dhe frikës, nostalgjia lind pa pritur.
Ndarjet janë gjithmonë të papritura dhe sjellin pasiguri për të ardhmen. Ai ishte një njeri i varfër që kishte nevojë për gjithçka dhe për asgjë. Ikja e njerëzve e shkatërronte, por mësohej të jetonte vetëm me një mal dhimbjesh, krejt i vetëm.
Nostalgjia është kthimi i pamundur. Është ndjenja se tani je në një botë që nuk e njeh, që të duket e huaj, por nga e cila nuk mund të dalësh dot. Dhe në faj të kohës e ndarjeve, krijohen nostalgjitë që vrasin çdo ndjenjë tjetër.