24.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete. Origjina e tyre ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë, duke i sekuestruar. Ndërkohë, sot u zbulua se ora ishte false. (lexo këtu).

Ndërkohë, reperi Noizy, nuk ka humbur rastin për të reaguar. Që pas publikimit të ngjarjes, ai ka bërë disa postime thumbuese në Instagram, duke aluduar se orët e Mozzik nuk ishin origjinale.

“S’di ka t’ja nis”, të cilës i ka shtuar edhe një emoji duke qeshur.
Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur të skenës shqiptare.

Çfarë ndodhi sot?
Ditën e sotme ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false. Kështu të paktën bëri të ditur shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjorë të kompanisë zvicerane “Richard Mille”.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane “Richard Mille”, kompania tha se konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania “Richard Mille”.

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, tha kompania e avokaturës në fjalë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit