13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Një zjarr aktiv dhe një nën kontroll nga 22 zjarret e djeshme në ambient të hapur në shtet

Shkup, 30 gusht – Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur  në të gjithë shtetin.  Prej tyre një është aktiv, një është vënë nën kontroll, 20 janë shuar, njoftuan mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç sqaruan,   aktiv është zjarri në territorin e Komunës së Shtipit, në mes të fshatrave Edeklerci dhe Haxhi-Hamzali, i transferuar në poligonin e armatës “Krivolak”. Aty, shtohet në kumtesë, digjen pyje me kërcell të ulët dhe bar të thatë.

Zjarri në kufirin mes komunave Dollnen dhe Çashkë është vënë nën kontroll. Në këtë zonë është djegur një pyll i përzier.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit