Kaloi një vit i plotë që nga shfuqizimi i Balancuesit, ndërsa ligji i paralajmëruar për përfaqësim të drejtë edne nuk është askund – ishin akuzat e Frontit Europian në adresë të pushtetit në seancën për pyetje deputetësh të opozitës.
Deputeti Ilir Hasani kërkoi përgjigje se cilët persona dhe ekspertë kanë punuar në tekstin e propozim ligjit dhe akuzoi për deshqiptarizim të institucioneve.
Përgjigje arriti nga zv.kryeministri Arben Fetai. Sipas tij propozimi për shfuqizimin e Banalcuesit ka pasur që nga koha kur në pushtet ishte BDI, duke shtuar se tema po shfrytëzohet për destabilizim.
Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se draft-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat së pari do të kalojë në Qeveri, pas çka do të dërgohet deri te Komisioni i Venecias për mendim, e më pas do të hyjë në procedurë parlamentare. Për hapin e tillë reaguan nga ASH e Arben Taravari, prej ku thonë se nga Komisioni i Venecias mund të pritet mendim në periudhë të papranueshme kohore.
Billall Kasami nga Koalicioni VLEN dje theksoi se procedura është rezultat i marrëveshjes politike në pushtet, me qëllim që të shmangen sfidat si me Ligjin për gjuhët, që u kontestua në bazë të mendimit nga Komisioni i Venecias. (tv21)





