12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Një shqiptar arrestohet në kufirin Kroaci-Bosnje, kishte fshehur 700,000 € në veturë

Dogana kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, kanë parandaluar një përpjekje për kontrabandim të një shume të konsiderueshme parash.

Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në një automjet të një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702,435 euro, duke u konsideruar një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, njofton Dogana e Kroacisë.

Zbulimi u realizua gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me oficerët e Administratës së Policisë Dubrovnik-Neretva. Shoferi u ndalua gjatë largimit nga vendi dhe një kontroll i detajuar i automjetit zbuloi paratë e fshehura.

Shtetasi shqiptar nuk kishte deklaruar ligjërisht paratë në Administratën Doganore ose në Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Në vend të kësaj, shuma ishte fshehur në automjet.
Paratë u konfiskuan, ndërsa shoferi u arrestua për dyshim të kryerjes së një vepre penale dhe u dorëzua në mbikëqyrjen e paraburgimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit