Shkup, 15 janar – Për shkak të ndërtimit të një lidhjeje për furnizim me ujë me diametër prej 250 milimetra në rrugën “Venijamin Maçukovski” pn, sot furnizimi me ujë do të ndërpritet për konsumatorët e rrugëve “Venijamin Maçukovski”, “Petar Acev” dhe “Anastas Mitrev” në Komunën e Aerodromit.
Siç informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, konsumatorët do të jenë pa furnizim me ujë nga ora 10:40 deri në përfundimin e aktiviteteve për ndërtimin e lidhjes për furnizim me ujë.



