Shoferi 67-vjeçar nga Shkupi është ndaluar nga policia e Tetovës mbrëmë, në orën 19:25, pasi ka qenë duke vozitur në drejtim të kundërt te autostradës për në Tetovë.
– Nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë është ndalur V.T. nga stacioni i pagesës së Tetovës deri në stacionin e pagesave të Zhelinës, duke shkaktuar një rrezik të përgjithshëm në komunikacion. Ai është ndaluar në stacionin policor, ka bërë të ditur Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SVR Tetovë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit të tij do të vijojnë parashtresat përkatëse.