22.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Një person lëndohet nga aksidenti në Aerodrom të Shkupit

Sipas informatave të para një person është lënduar në aksidentin që ka ndodhur në lagjen Aerodrom.

Në SPB Shkup sot është raportuar një aksident të rrugën “Vasko Karangelevski” mes një veture “Reno Megan”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.D. (60) dhe një veture “Tojota” me targa të Shkupit, që drejtohej nga E.D.B. (45).

Sipas informatave të para,  lëndime trupore ka marrë E.D.B., së cilës i është dhënë ndihmë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Kjo rrugë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Apel tek të gjithë shoferët dhe prindërit  – anashkaloni Vasko Karangeleski deri sa të korrigjohen të gjitha parregullsitë. Apel tek autoritetet- mbyllni rrugën derisa nuk ka pësuar ndonjë fëmijë! Qyteti i Shkupit, ky nuk është bulevard, nuk është as rrugë, kjo është thertore”, ka shkruan në Fejsbuk Marjan Llazarevski.

“Me çka e merituam një dështim të tillë inxhinierik 20 metra para shkollës? Aksidenti i dytë (i regjistruar) në vetëm pak ditë. Ju lutem SHPËRNDAJENI dhe jepni ide se si ta rregullojmë më shpejt këtë tmerr”, pyet ai.

Qytetarët e rrjetit social kërkojnë nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe nga kryetari i Komunës së Aerodromit Timço Mucunski që të ulen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje për, siç shkruajnë, gabimin evident dhe projektin e keq.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit