12.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Policia ka nisur hetimet rreth një rast në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:20.

Sipas raportit 24 orësh, një person ishte sjellur pa shenja jete nga familjarët e tij në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

Organet e rendit, theksojnë se të paktën kështu kishin deklaruar mjekët e këtij institucioni, duke mos dhënë më shumë informacione.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet tutje në këtë njoftim.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit