Një ngjarje e pazakontë në aeroportin e Mynihut

Në Mynih, 123 pasagjerë të një fluturimi të Lufthansa për në Kopenhagen u detyruan të kalojnë natën brenda aeroplanit pasi nisja u anulua për shkak të reshjeve të dendura të borës. 

Fluturimi LH2446 ishte planifikuar të nisej rreth orës 21:30, por pas disa orësh vonesë u anulua pak para mesnatës.

Sipas gazetës daneze Ekstra Bladet, pasagjerët mbetën të bllokuar në pistë sepse nuk kishte autobusë për t’i kthyer në terminal.

Aeroporti kishte hyrë në orarin e mbylljes së natës, ndërsa të gjithë shoferët e autobusëve ishin larguar në shtëpi.

Pasagjerët u informuan çdo 30 minuta se po bëheshin përpjekje për zgjidhje, por pa sukses deri në orët e para të mëngjesit.

Vetëm pas hapjes së Aeroporti i Mynihut rreth orës 5:00, udhëtarët arritën të largohen më në fund nga aeroplani. /KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit