Gjatë kësaj nate të veçantë, spektatorët shijuan për herë të parë këngët e reja të albumit të Diorit, ndërsa interpretimet e këngëve të vjetra të periudhës ATA ndezën emocione dhe rikthyen kujtime të paharrueshme për fansat e dikurshëm.
Atmosfera u ngjit edhe më lart kur vokalisti i grupit Ali Ramadani theksoi se pavarësisht se muzika rock po rrezikon të humbasë në kohë, Diorit do të vazhdojë t’i rezistojë çdo ndryshimi, duke sjellë gjithmonë muzikë të mirëfilltë, me zë dhe identitet të pastër artistik.
Koncerti u mbyll mes duartrokitjeve të zjarrta, duke dëshmuar se rock-u shqiptar vazhdon të ketë vendin dhe publikun e tij — sidomos kur rikthehet me fuqinë e Diorit.





