9.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Shkup

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në magjistralen Kumanovë – Shkup në zonën e fshatit Agino, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

“Dje rreth orës 15:00 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Kumanovë, në hyrje të fshatit Agino, Kumanovë, automjeti i udhëtarëve “Subaru Impreza” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 64-vjeçari I.A nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri B.N. nga Kumanova, ndërsa një mjek nga Emergjenca e Kumanovës ka konfirmuar vdekjen”, njofton MPB.

“Shoferi I.A. dhe pasagjeri D.N. kanë pësuar lëndime fizike të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Në këtë aksident trafiku kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit