32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

“Një i lënduar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike”, MPJ me detaje nga djegia e autobusit nga Maqedonia në Itali

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë dhënë informacione shtesë nga gjendja e të lënduarve nga djegia e autobusit të një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se 11 të lënduar janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa njëri person i lënduar sot do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike. Kujtojmë se dje në autostradën Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali, nga aksidenti i autobusit me dy kamionë brenda një tuneli, jetën humbi shtetasi i RMV-së, 59-vjeçari me iniciale R.I.

“Në lidhje me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas ndihmës adekuate mjekësore për lëndimet e lehta të marra, në spitalin në qytetin San Benedetto del Tronto, 11 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë lëshuar nga spitali dje, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe krah”, thonë nga MPJ.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit