Nis puna për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, Qamili: Emrat duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin

Tetovë, 13 shkurt – Në Tetovë ka nisur zyrtarisht puna e grupit të punës për riemërtimin e rrugëve të qytetit. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryetari i komunës, Albi Qamili, i cili njëkohësisht është emëruar kryetar i këtij grupi.

Qamili njoftoi se në ditën e parë të angazhimit ka pranuar dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak, duke u njohur në detaje me punën e deritanishme. Ai theksoi se procesi do të vazhdojë mbi bazën e punës së kryer, por edhe duke marrë parasysh propozimet e ardhura nga qytetarët.

Sipas tij, synimi është që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe me një qasje gjithëpërfshirëse.
“Emrat e rrugëve në Tetovë duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e qytetit”, theksoi Qamili.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit