Qytetarët nga sot mund të fluturojnë drejtpërdrejt nga aeroporti @Shën Apostol Pali” në Ohër drejt Bratislavës, ndërsa që nga 29 mars do të nisë edhe një linjë e re drejtpërdrejt nga aeroporti i Ohër drejt Milanos, njofton zv/kryeministri dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski.
Siç thekson ai në një postim në Facebook, këto linja ajrore sjellin turistë të rinj në Ohër dhe më shumë mundësi për të forcuar ekonominë.
“Zhvillimi i transportit ajror përfaqëson një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit. Përmes politikave dhe masave konkrete, punojmë vazhdimisht për përmirësimin e transportit civil ajror, duke mundësuar zgjerim të konsiderueshëm të rrjetit të destinacioneve. Qëndrojmë të përkushtuar fuqishëm në avancimin e transportit ajror për zhvillimin dhe lidhjen e Maqedonia e Veriut me qendrat e mëdha”, thekson zv/kryeministri Nikolloski.



