13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Nikoloski dhe Karaxhov nënshkruan Marrëveshjen për Tunelin Hekurudhor në Korridorin 8

Maqedonia dhe Bullgaria përcaktojnë aktivitetet dhe detyrimet e ndërsjella për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 me Marrëveshjen e nënshkruar sot nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski dhe homologu i tij bullgar Grozdan Karaxhov, në stacionin hekurudhor të Gjueshevos.

Marrëveshja për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit, i cili do të jetë pika ndërkufitare e dy vendeve në Korridorin 8 për lidhjen direkte hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes, u nënshkrua në prani të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, NATO-s, Shteteve të Bashkuara, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler.

Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin maqedonas dhe 1.193,70 metra në territorin bullgar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit