10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Nikollovski: Operator i tretë celular për çmime më të lira për qytetarët

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski ka njoftuar në FB, se së shpejti vendi mund të ketë një operator të ri celular, gjë e cila do të kontribuojë që qytetarët të kenë çmime më të lira.

“Dëshiroj të njoftoj se po shqyrtojmë seriozisht mundësinë e dhënies së licencës për një OPERATOR TË TRETË CELULAR.

Analiza jonë tregon se çmimet për celularin, si dhe shërbimet e televizionit kabllor dhe të internetit janë më të shtrenjta se shumica e vendeve evropiane. Ekziston një duopol klasik në treg.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të kërkojmë masa për të LIRUAR shërbimet. Qytetarët duhet të kenë shërbime më të mira dhe më të lira. Prandaj, një OPERATOR I TRETË CELULAR është një zgjidhje e mundshme.

Në periudhën e ardhshme do të motivojmë emra të mëdhenj nga bota e telekomunikacionit që të shfaqen në tregun e Maqedonisë.

Është koha që shteti të veprojë për qytetarët.

Ne përmbushim!

Për ty!

Maqedonia për ty!”, ka bërë të ditur Aleksandar Nikoloski në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit