Nikollovski nga Zagrebi: Maqedonia dhe Kroacia janë shembuj për bashkëpunim rajonal; u kërkua mbështetje e fuqishme në tejkalimin e gjendjes me transportuesit

Shkup, 29 janar – Mbështetja e fuqishme për Maqedoninë për procesin eurointegrues dhe angazhimet për intensifikim të relacioneve politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Kroacisë u konfirmuan në takimin në Zagreb mes zëvendëskryeminsitrit, Aleksandar Nikollovski dhe Marijana Petir, deputete në Saborin kroat.

Zëvendëskryeministri Nikollovski, siç informojnë nga kabineti i tij, në takime e potencoi edhe problemin me transportuesit e vendit dhe rajonit dhe kërkoi mbështetje të fuqishme nga Kroacia në tejkalimin e gjendjes me aktivitetet e tyre të punës në kuadërtë zonës së shengenit.

Nikollovski theksoi se ky problem ka rëndësi rajonale dhe tejkalimi i tij i shpejtë do të kontribuojë për stabilitet të ekonomisë rajonale dhe qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve drejt tregjeve evropiane.

Gjatë vizitës së punës në aborin kroat, Nikollovki realizoi takim edhe me Andro Kërstuloviq-Opara, kryetar i Këshillit për politikë të jashtme.

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve paraqesin shembull për bashkëpunimin rajonal, i bazuar në miqësi, mbështetje të ndërsjelltë dhe vizion për perspektivën evropiane. Roli i këtillë në rajon ka ndikim të rëndësishëm në avancimin e stabilitetit në rajon, zhvillimin ekonomik dhe integrimin”, theksojnë nga Ministria e Transportit.

Në takime, Nikollovski i potencoi edhe reformat që i ndërmori Qeveria në pjesën e proceseve eurointegruese dhe theksoi se prëvojat e marra nga Kroacia kontribuojnë posaçërisht në përforcimin e kapaciteteve institucionale të vendit.

“Në pjesën e bashkëpunimit politik, marrëdhëniet bilaterale karakterizohen me dialog të hapur dhe mbështetje të ndërsjelltë. Si dy vende partnere anëtare të NATO-s e ndajnëpërgjegjësinë në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë”, thuhet në kumtesë.

Në kuadërtë vizitës së punës në Zagreb, zëvendëskryeministri Nikollovski pati takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të HDZ-së, Krunosllav Katiçiq, ku u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa u bisedua edhe për perspektivat për shteton tonë dhe rajonin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit