Të gjitha rrugët në shtet janë të kalueshme falë punës së palodhur të punonjësve të ndërmarjes publike “Rrugët shtetërore”, të cilët po japin gjithçka nga vetja për t’u përballur me reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë vendin, deklaroi sot zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili vizitoi pikat e “Makedonija Pat” në qafat malore “Strazhë” dhe “Presekë”.
— Sot jam në terren për të inspektuar aktivitetet e ndërmarjes publike “Rrugët shtetore” dhe mund të them se gjendja është e mirë, të gjitha rrugët në shtet janë të kalueshme. Dëshiroj t’u shpreh falënderim këtyre njerëzve të mrekullueshëm nga “Makedonija Pat”, të cilët po japin gjithçka nga vetja që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme dhe të pastra. Këtu jemi për inspektim në qafën malore “Strazhë”, më herët isha për inspektim në qafën rrugore “Presekë”, dhe do të vazhdoj edhe në disa vende të tjera, tha Nikolloski.
Ai u shprehu mirënjohje punëtorëve të ndërmarjes publike dhe u bëri apel të gjithë qytetarëve që kanë nevojë të udhëtojnë të vozisin me kujdes, ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugëve dhe pa përjashtim të posedojnë pajisje dimërore.
— Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë punëtorët, të gjithë ata që ndihmojnë, dhe t’u bëj thirrje të gjithë atyre që udhëtojnë t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, të përdorin goma dimërore, kudo që është e nevojshme zinxhirë dhe gjithë pajisjen shtesë, si dhe ta përshtatin shpejtësinë. Ne do të bëjmë që rrugët kudo të jenë të kalueshme dhe që ky mot i keq që ka përfshirë Maqedoninë të mos ndihet ose të ndihet minimalisht, apeloi zëvendëskryeministri Nikolloski.



