4.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Nikolloski: Në dhjetor do zgjedhim kontraktor për austostradat Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Bukojçan, po e kompletojmë Korridorin 8

Pres që në dhjetor të zgjedhim kontraktor për ndërtimin e autostradave Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Bukojçan. Nëse kushtet atmosferike e lejojnë, puna do të fillojë menjëherë, nëse jo, puna do të fillojë në pranverë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke folur për dinamikën e ndërtimit të autostradave në Korridorin 8.

“Afati për dorëzimin e ofertave ka mbaruar, janë dorëzuar shumë oferta, për shkak të sekretit të procedurës nuk mund ta them numrin, por është mjaft i madh. Ka oferta serioze dhe të paktën tre prej tyre janë në kuadër të buxhetit për Shkup – Bllacë, ndërsa ka edhe tre oferta për autostradën Kërçovë – Bukojçan. Është shumë e rëndësishme për Shkup – Bllacë që arritëm ta kthejmë projektin në normalitet. Ajo që trashëguam ishin 27 milionë euro për kilometër, për të cilën mendoj se të gjithë do të bien dakord se është e paqëndrueshme. Tani e kemi kthyer brenda çmimit të rënë dakord me BERZH-in, ku kemi një kredi prej 166 milionë eurosh dhe një grant prej 30 milionë eurosh, që përfshin edhe ekzekutimin e punimeve ndërtimore, mbikëqyrjen dhe asistencën teknike për NPRRSH -in. Pres që në gjysmën e parë të dhjetorit të zgjedh një kontraktor dhe varësisht nga kushtet e motit, t’i vë në funksion, ndërsa afati i fundit atje është 2,5 vjet”, tha Nikolloski në intervistën e sontme në “TV Alsat”.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi se po punohet në një projekt për rindërtimin e unazës së Shkupit, ndërsa punë intensive po zhvillohet edhe në autostradat e tjera në Korridorin 8.

“Po punojmë në një projekt për rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të unazës së Shkupit, e cila shkon nga Haraçina drejt Gjorçe Petrovit. Po punojmë në autostradën e re Tetovë-Gostivar, dinamika po shkon shkëlqyeshëm. Atje patëm probleme të caktuara me prishjen e ndërtesave të caktuara, por edhe kjo po zgjidhet, toka po shpronësohet. Po punojmë edhe në Strazhën e famshme Gostivar-Bukojçan, një projekt që është një krenari personale për mua, sepse është një projekt inxhinierik mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar. Nga 33 km e të gjithë itinerarit, 17 km e para janë kryer. Puna do të fillojë në anën e Bukojçanit në pranverë dhe kjo do të jetë autostrada e parë që do të bashkohet përgjysmë”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai gjithashtu njoftoi se në gjysmën e parë të dhjetorit do të lëshohen për qarkullim pjesët e reja të autostradës Kërçovë-Ohër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit