Shkup, 5 dhjetor – Një Këshill Ministror u mbajt në Komisionin Evropian në Bruksel, i organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit në të cilën mori pjesë edhe ministri për Transport dhe Lidhje në RMV, Aleksandar Nikolloski.
Ai tha se Maqedonia po bën përpjekje të forta për të ndërtuar dhe modernizuar korridoret evropiane 8 dhe 10.
“Maqedonia po bën përpjekje të forta për të ndërtuar dhe modernizuar korridoret evropiane 8 dhe 10, dhe në atë drejtim po punojmë për ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore me Bullgarinë, kemi filluar procedurat për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë në korridorin 10, dhe po ndërtojmë gjithashtu pjesë autostrade në korridorin 8”, shkruan Nikolloski në profilin e tij në Facebook.





