11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Nikolloski – Ageler: Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA-në si partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi takim pune me Ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler ku u diskutua për proceset reformuese dhe prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve.

Siç njoftuan nga Ministria, Nikollovski theksoi rëndësinë e madhe të realizimit me kohë të projekteve kapitale, me theks të veçantë në lidhjen dhe integrimin rajonal.

Ai shprehu besimin se do të realizojë projektet e planifikuara nga programi i qeverisë për shkak të rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe zhvillimit të infrastrukturës në vend.

“Në takim, ministri Nikolloski theksoi vendosmërinë strategjike për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. SHBA-ja janë partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm. Në takim u theksua mbështetja e SHBA-së në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e investimeve kapitale dhe zgjidhjeve infrastrukturore. Të dy ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të intensifikojnë bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit