21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Ngrihet aktakuzë ndaj 11 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një grupi të organizuar prej 11 personave.

Në njoftum thuhet “të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K. përmes kompanisë së regjistruar në ARBK, por të pa licencuar për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare nga tetori 2018 deri në nëntor 2022”.

Tutje në njoftim thuhet se kryesori i grupit ka qenë shtetasi i Izraelit, O,T ndërsa të tjerët janë njohur si brokerë.

“Prishtinë, 3 prill 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj një grupi të organizuar kriminal prej 11 të pandehurve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit