Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj ka deklaruar pas seancës gjyqësore të së hënës se familja është thellësisht e shqetësuar nga fakti që nuk u lejua elaborimi i plotë i provave nga ana e tyre, duke e cilësuar këtë si jetik për zbardhjen e së vërtetës.
Ai ka theksuar se seanca nuk ka qenë e lehtë për familjen, pasi janë shfaqur videot e fundit të jetës së motrës së tij.
Sipas Ademajt, pamjet e paraqitura në gjykatë dëshmojnë qartë se rasti ka qenë i planifikuar me kujdes dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda vetëm shtatë minutash.





