Nuk ka marrëveshje për Avokatin e Popullit. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, në takim me gazetarët tha se ka kërkuar nga koordinatorët e grupeve parlamentare që të arrijnë marrëveshje për avokatin e ri të popullit.
Gashi tha se në koordinim, asnjë grup parlamentar nuk ka kontestuar emrin që propozohet. Sipas kreut të Kuvendit, nëse procesura niset nga fillimi do të zgjasë po kaq muaj dhe nuk ka siguri që do të jetë e suksesshme.
Në procedurë parlamentare është emri i Faton Selamit, si avokat i ardhshëm i popullit, i propozuar nga VLEN-i.
Fronti Evropian nga ana tjetër, thotë se personi në krye të këtij institucioni duhet të zgjidhjet me konsensus. Për zgjedhjen e tij nevojitet Badenter. Të punësuarit në këtë institucion janë pa rroga kurse vonohen edhe ankesat që vinë nga qytetarët.



